Mona Agrigoroaiei: Kush mund të qëndrojë pas ngjarjeve të përgjakshme në Francë?!

Eshtë vështirë të besohet se terroristët kanë mësuar inteligjencë. Vetëm nëse janë të mbështetur nga një shërbim inteligjent mund te kryjenë operacione te tilla,  si sulmet terroriste ne Paris! Franca eshte  nen perandorine e terrorit, me sulme te tmerrshme te kalibrit te vogel, por te llahtarshme permes menyres ne te cilen po ndodhen nje pas nje dhe permes gremines qe e krijon.


 


Specialistët që kanë analizuar imazhet me sulmuesit, kanë arritur menjeherë të kuptojnç se veprimi i terroristeve tradhtonte nje stervitje te luftes: menyra neper te ciles perdornin armet, menyra ne te cilen ndodheshin ne ekipe. Nuk ishin vetem te stervitur, dukeshin profesioniste nga trupat e elites.


Por, keta profesioniste aq precize mund te kishin harruar aktet ne makine? Te kishin mbjelle armet per te dhene nje identitet te sakte sulmit?


Dhe pastaj, keta profesioniste te shtetiten si te cmendurit ne France, te dukeshin neper benzinari, shkojne ne veri, kthehen pastaj me kembana dhe daulla drejt Parisit te rrethuar me forca te rendit?!


 


Keto jane veprime te sakta te shebimeve inteligjente. Une nuk e besoj se terroristet kane mesuar inteligence, vetem nese jane te mbeshtetur nga nje sherbim inteligjent mund te kryjene operacione te tilla dezinformuese!


Ne keto kushte, pyetem veten nese pas qellimit te deklaruar te sulmit, hakmarrja ndaj publikimit te disa karrikaturave, nuk ekziston nje qellim real dhe me madhor me perfid, shpalljen e nje lufte nderetnike dhe nderfetare ne Evrope.


Nuk besoj se duhen veshtruar me vemendje vetem kryesit e sulmit, por edhe ata qe mund te perfitojne ndaj tij dhe qe e kane bere qe me pare permes krijmit dhe organizimit te organizatave ekstremiste islamike.


Mua me nuhat se votka dhe kazaçoku jane te perzier me islamizmin dhe terrorizmin, sepse dihet shume mire se sherbimet ruse sponsorizojne terroristet islamike.


Te mos harrojme se ne fund te vitit te kaluar edhe nje individ serb u kap ne Prishtine me 13 kg lende shperthyese C-4. Koincidence?! Dihet se Serbia dhe Rusia bashkeveprojne shume ne veprimet e tyre, duke perfshire edhe ne nivelin e inteligjences. Rusia i ka qendren e spiunazhit per Ballkanin ne Moldavi, sipas zbulimit te nje gazetari dhe veprimtari rumun te Moldavise, i cili ndodhet edhe sot nen vezhgimin dhe mbikeqyrjen e sherbimeve ruse per shkak te publikimit te nje materiali informativ ne lidhje me kete qender. Ne keto kushte, une mendoj se sherbimi serb ka vepruar ne Kosove nepermjet dores se Gavricit, kurse sherbimi rus ka vepruar ne France permes dores se terroristeve islamike.


Merrni parasysh te thenat e keshilltarit te Putinit, Andrei Ilarionov, i cili deklaroi per televizionin polon TV Republika: “shtetet dhe kombet evropiane nuk do te duheshin te ishin te befasuara, nese, te themi, vitin tjeter, ne pranvere, del ne shesh nje levizje politike masive islamisme dhe qe do te konsumoje vemendjen dhe energjine te lidereve evropiane. (…) te themi se do te ishin disa levizje, disa aktivitete edhe ne shtetet evropiane, atehere do te ishte e veshtire te akordohet mjaft vemendje per lindjen e Evropes”.


Kremlini,dyshoj, i ka duart te lyera me gjak, ashtu sic Serbia gati i kishte ne Kosove!


Koincidence?


Asgje nuk eshte koincidence ne politike dhe sherbimet inteligjente.


Une, pa i besuar teorive te konspiracionit, konsideroj se aktivitetet terroriste ne Paris jane nje forme te paskrupult te terrorizmit shteteror, nepermjet sherbimeve inteligjente, nje aksion tipik “covert action” te sherbimeve ruse, te fshehura pas perdes islamiste.


Politika e Kremlinit vepron sipas thenies se vjeter shqiptare:Vraje diten, qaje naten!


Nje televizion rus madhor dezinformon se inteligjenca amerikane i ka kryer sulmet ne Paris.


Kjo eshte nje arsye ne shtim per te kuptuar se pikerisht sherbimet ruse kane mbeshtetur ne te gjitha format, edhe ne anen operacionale e strategjike terroristet ne France.


Nje perberes te asaj qe quhet covert operation eshte propaganda e zeze dhe dezinformatat.


Nje perberes te dyte eshte aksionet speciale paraushtarake.


Nje perberes te trete eshte financimi i fshehte


Te trija sigurisht fshehin autorin e operacionit.


Propagande kemi pasur boll, dezinformata po ashtu, aksione sikur te kryera nga forcat speciale gjithashtu, mbeti te shohim kush hodhi lekun….


Por tashme dihet burimi i dezinformatave.


Prandaj si fajtor duhet treguar me gjisht Kremlinin, sigurisht pas mbledhjes se informacioneve te tjera relevante deshmuese prej sherbimeve inteligjente perendimore.


 Rumani, 9. 1. 2014

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …