Mona Agrigoroaiei: Reagim ndaj deklaratave shoviniste të Tadiçit e Daçiçit

Valëvitjet e fluturakes me hartën e Shqipërisë Etnike dhe dy heronjtë kombëtarë shqiptarë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini mbi qielli i ngrysur nga urrejtja antishqiptare kanë qenë si ylberi i shpresës dhe lirisë dhe RIBASHKIMIT KOMBËTAR për kombin shqiptar anëmbanë trevave etnike shqiptare dhe Diasporës, që kanë rrethuar globin në gati tërë mediat ndërkombëtare. Aq më shumë se skuadra shqiptare është sjellë heroikisht, duke dhënë një shembull për të gjithë shqiptarët se SIMBOLET KOMBËTARE duhen mbrojtur më çdo kusht, edhe me çmimin e jetës, para cilitdo armik, sepse flamuri simbolizon gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë vend dhe nuk duhet përdhosur në asnjë mënyrë. Por kjo dronë ka zgjuar ndjenjet më shtazarake të tifozëve serbë, të ndihmuar jo vetëm aty në çast, por edhe nga deklaratat antishqiptare të mëpastajshme të zyrtarëve serbë, që sikur u jepeshin zemër huliganëve dhe antishqiptarëve të realizojnë më tutje skena të tilla të dhunshme.

Pas vrasjes së krijimit të miqësisë midis Serbisë dhe Shqipërisë, është e qartë se Shqipërisë do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve,” tha Presidenti Nikoliç. Të njëjtën linjë ndaj shqiptarëve ka mbajtur edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij sjellja e shqiptarëve në ndeshjen me Serbinë synonte rrënimin e stabilitetit jo vetëm në shtetin Serb por dhe në rajon. Zyra e kryeministrit Vuçiç ka shkuar edhe më të tej kur në një deklaratë për CNN ka akuzuar vëllain e kryeministrit shqiptar Olsi Rama si personi që drejtonte “aeroplanin” me flamurin shqiptar që u fut në stadium. Sipas Vuçiç, qëllimi i ekstremistëve ka qenë të tregonin se Serbia është një vend jotolerant ndaj diversitetit duke pasur për qëllim poshtërimin e qytetarët serb.“Serbia pret një falje të madhe nga pala shqiptare, tha Vucic dhe theksoi se Serbia është e gatshme të rifillojë bisedimet në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për më shumë diskutim dhe mirëkuptim më të ndërsjellë”, deklaroi Vuçiç. Edhe ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç e ka konsideruar incidentin e ndodhur një provokim të qëllimshëm politik. “Unë pres që të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Europian dhe UEFA, pasi nëse do të ishte një serb ai që do të kishte ngritur flamurin e “Serbisë së Madhe” në Tiranë ose Prishtinë, çështja do të ishte tashmë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiç>> (shih gazeta “Shqiptarja”, http://ëëë.shqiptarja.com/politike/2732/dhuna-politikanet-serb-sillen-si—-39-shenjtore–39–fajin-ia-lene-shqiptareve-246176.html#sthash.XyvvËLlD.dpuf)

Pa dyshim se brohoritjet e urrejtjes së tifozëve serbë dhe skenat e dhunës ndaj skuadrës shqiptare janë dëshmi të faktit se shteti serb akoma është larg çdo kriteri demokratik modern ndërkombëtar, jo vetëm në kuadrin e futbollit…

Por, nga këndvështrimi i analizave më të gjera, këto skena nuk janë të izoluara dhe përbëjnë një karakteristikë kyçë të shtetit serb të të gjitha kohërave.

Shteti serb është shtet strukturalisht antishqiptar, që jeton dhe ushqehet si dragoi që përshtyp zjarr nga dhuna dhe urrejtja kundër Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Shteti serb është ai i cili jo vetëm ka zbatuar politikën e thirrjeve “Ubi ubi siptara” (“Vraje shqiptarin”), por edhe e ka zbatuar sistematikisht në për gati 150 vjet, që nga invadimi i Toplicës (ish vilajeti i Nishit) më 1878 e deri në ditët tona. Krajlitë e millosheviçianët, titistët e rankoviçistët janë vërsulur si bishat kundër popullit shqiptar, popull dashamirës, popull paqedashës, popull që synon vetëm e vetëm të jetojë në liri dhe pa asnjë kolonializëm në trojet e veta.

Shteti serb, bashkë me shtetin grek, të ngërthyera në gropat e urrejtjes antishqiptare, kanë pushtuar dhe kolonizuar treva shqiptare si Toplica, Kosova historike dhe Çamëria dhe në këtë kuadër kanë dëmtuar edhe paqen dhe stabilitetin të afatgjatë në këtë rajon. Jo shteti shqiptar është një shtet abnormal që << do t’i duhen dekada, ose edhe shekuj të bëhet një vend normal, pa urrejtje ndaj serbëve” por pikërisht shteti serb. Sepse asnjëherë shteti shqiptar nuk ka kryer krimet e masakrat ndaj serbëve ashtu siç ua ka ndodhur fatkeqësisht shumë shqiptarëve të pambrojtur, shumë nenave të cilave foshnja ushtarët serbe i kanë hequr prej barkut të tyre dhe i kanë vrarë!

Deklarata e Daçiçit i përmbahet vijes së vjetër të propagandës antishqiptare të krajlëve serbë, sipas të cilave “shqiptarët nuk janë të aftë të kenë shtet”, gjë që sot është totalisht dëmantuar. Shteti shqiptar është shtet modern, i civilizuar, që respekton të drejtat e njeriut dhe drejtat e minoriteteve, kurse Serbia ka mbetur në lloçin e bizantinizmit dhe urrejtjes shtazarake antishqiptare…

Nga ana tjetër, duhet theksuar se ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk është proces që <> e rajonit. Shqipëria Etnike është pikërisht ajo që do të krijojë paqen dhe stabilitetin në rajon, sepse në Ballkan nuk do të jetë më as kolonizues (sllavo-grekë), as të kolonizuar (shqiptarë), por të gjithë popujt do të jenë të barabartë. Shqipëria Etnike, Kroacia Etnike, Greqia Etnike (jo Greqia e Madhe), Serbia Etnike (jo Serbia e Madhe) janë garantët e paqes dhe stabilitetit të rajonit në të ardhmën. Barazimi i Shqipërisë Etnike me Serbinë e Madhe që e ka bërë Daçiç në deklaratën e vet është tërësisht një taktikë dhelprarake e kryeministrit serb. Sepse Shqipëria Etnike nuk mund të barazohet me Serbinë e Madhe në asnjë moment, nga vet faktin se Shqipëria Etnike si koncept nuk do të thotë pushtim të trevave të fqinjeve, siç tenton të insinuojë propaganda dhe dezinformimet antishqiptarë, temë të rilansuar në retorikën politike me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

 

Një gjë do të shtoj për dhelprat në krye të shtetit serb:

Kini kujdes!

Shqiptarët dinë e do të dinë t’u kundërvihen të gjithë shtazëve antishqiptarë dhe ju të dështuar do të jeni.

Shqiptarët sot e kanë ndërgjegjën më të avancuar për të drejtat e tyre kombëtare, për të drejtën e vetëvendosjes dhe dekolonizimit dhe nuk janë më ata që kanë qenë më parë, në mëshirën e fatit të Fuqive të Mëdha që mblidheshin për një çaj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1913) dhe vendoseshin cila treva të jenë nën sundimin sllavo-grek dhe cilat të gëzoheshin lirinë…

Shqiptarët buzëqeshin sot kryelartë dhe me nder para të gjithë sfidave dhe do të bëjnë së shpejti ribashkimin kombëtar, do të kryejnë amanetin e dëshmorëve të rënë që ajo hartë, harta e Shqipërisë Etnike, që ka fluturuar si paralajmërim edhe mbi qiellin e Beogradit vrastar, të bëhet realitet.

Rroftë Shqipëria Etnike!

Rumani, 16 tetor 2014

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …