MSc. Driton Krasniqi

MSc. Driton Krasniqi: Kosova duhet ta “shfrytëzojë” maksimalisht Gjermaninë për t’u integruar në Bashkimin Europian

Rrugëtimi i  Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Europian ëshë i gjatë, Kosova si vend i dalur nga lufta e ka pasur shumë të vështirë rimëkëmbjen e saj si shtet, sidomos për t’u integruar në BE, mirëpo me ndihmën e shteteve të fuqishme përkatësisht shteteve me të cilat ka raporte të mira bilaterale, ka arritur të ngrihet në këmbë dhe sot është një nga vendet e Ballkanit Perëndimor e cila pret që në një të ardhme të afërt të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Institucionet tona përkatësisht diplomacia kosovare duhet ta shfrytëzojë në maksimum faktin që Gjermania (njëra nga shtetet shtetet më të fuqishme në botë, shteti më i fuqishëm i Bashkimit Europian, aleati i madh i Kosovës), për 6 muajt e ardhshëm do jetë udhëheqëse e Bashkimit Europian.

Siç e dijmë, Gjermania është shteti më impaktin më të madh në BE, prandaj, diplomacia kosovare duhët të bëjë përpjekje maksimale dhe të kërkoi nga shteti Gjerman që të bëj presion tek shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë, e të njëjtën gjë ta bëj edhe për liberalizimin e vizave.

 

Udhëheqësit tanë urgjentisht duhet ta krijojnë një unitet dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta paditur Serbinë për krimet e saj gjatës luftës së vitit 1998-99, e në këtë mënyrë të ia argumentoi Bashkësisë Europiane padrejtësinë që është duke ia bërë vendit tonë, duke mos ia lehtësuar rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe duke ia stagnuar procesin e  liberalizimit të vizave.

Kosova e ka nënshkruar Marrëveshjën e Stabilizim Asociimit, e ka hartuar Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA- së, tani e pret një rrugë e vështirë drejt përafrimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE- së i njohur si “acquis communautaire” (si një obligim unik për shtetet që pretendojnë të anëtarësohen në BE).

 

Gjermania gjithmonë ka qenë pranë Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën të rimëkëmbet nga lufta, duke pranuar emigrantë nga Kosova, ka investuar shumë në vendin tonë, pastaj është aleati ynë kryesor në ekonomi (Kosova më së shumti i eksporton produktet e saj në Gjermani), prandaj, kjo është një mundësi shumë e mirë për vendin tonë drejt procesit të konsolidimit të shtetit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Diplomacia kosovare duhet që t’i fuqizojë strukturat e saj për integrim europian (t’i intensifikojë bashkëpunimet me të  gjitha vendet anëtare të  BE- së , t’i përmbushë  obligimet e dalura nga MSA).

(Autori, Driton Krasniqi, është ekonomist)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …