MTI INICON HETIMIN LIDHUR ME ZBATIMIN E MASAVE MBROJTËSE NË IMPORTE

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në pajtim me nenin 7, paragrafi 3, të Ligjit nr. 04/L-047 për Masat Mbrojtëse në Importe, dhe pas konstatimit, siç parashihet në nenin 8 të Ligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, se ka bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se rritja e importit, si dhe kushtet në të cilat kryhet ky import, kërcënojnë t’u shkaktojnë dëme serioze prodhuesve vendorë të produkteve të ngjashme, me ç’rast inicion hetimin lidhur me pemët dhe perimet e importuara me origjinë nga të gjitha vendet e botës.

Përshkrimi

Në pajtim me nenin 1 dhe paragrafin 1 të nenit 2 të Ligjit nr. 041/L-047, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e autorizuar, në bazë të dëshmive të mjaftueshme, të zbatojë ligjin për të mbrojtur prodhuesit e pemëve dhe perimeve kur kërcënohen të përjetojnë dëme serioze nga importi i tyre me origjinë nga të gjitha vendet.

Produkti i hetuar

Hetimi mbulon importin e pemëve dhe perimeve, sipas klasifikimit në Nomenklaturën e Kombinuar.

Periudha e hetimit

Hetimi do të kryhet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …