Mustafa dhe Minane biseduan për pensionet e veteranët e luftës së UÇK-së

Mustafa dhe Minane biseduan për pensionet e veteranët e luftës së UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Zhak  Minian. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për trendet pozitive të zhvillimit ekonomik si dhe proceset në sektorin financiar dhe fiskal në Kosovë.  Pasi e njoftoi për progresin ekonomik në vend, kryeministri Mustafa foli për performancën fiskale pozitive si dhe përkushtimin e Qeverisë për respektimin e mëtejshëm të marrëveshjes me FMN-në në aspektin e menaxhimit të financave. Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, vlerësoi rezultatet dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës.   Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjen e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nevojën e adresimit ligjor të kësaj çështje, në përputhje me planifikimet e mëhershme të dakorduara me subjektet përgjegjëse dhe me FMN-në.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …