Mustafa

Mustafa: Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në rrjetin social se ndërprerja e shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën. “Ndërprerja e të gjitha shërbimeve të operatorëve të telefonisë mobile që kanë vepruar në mënyrë të pa autorizuar nga paslufta në territorin e Republikës së Kosovës është lajm i mirë për Kosovën. Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik (+383), kompletimi i shumë elementeve të shtetësisë si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e vendit. Kosova sot nuk ka barrikada, nuk ka mure, nuk ka trena provokues, unë promovova urën që lidh dy komunat më veriore të shtetit tonë, shuajtëm shumë struktura paralele… Kauzat fiktive, që na mbajtën peng 15 vjet, po bien një nga një, gjatë këtij mandati të punës me vendosmëri dhe përkushtimit të plotë për të ardhmen e vendit”, ka shkruar nder të tjera kyeministri i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …