Nazmi Xhemajl Zhegrova – (25.5.1975 – 15.9.1998)

Familja Zhegrova, në Studime të Vushtrrisë ka ardhur nga fshati Lla- pashticë e Poshtme i komunës së Besianës. Kjo familje është shpërn- gulur  nga  vatrat  stërgjyshore  për  shkak të  kushteve  të  rënda ekonomike. Mirëpo, edhe në vendbanimin e ri në Stanofc të Vushtrrisë nuk pati kushte më të mira për jetë. Këtu, përpos varfërisë kjo familje u përball edhe medisa probleme të tjera, të cilat do ta ndjekin deri në luftën e fundit.

Babai i dëshmorit, Xhemajl Zhegrova, nga pushteti serb u dënua dy herë dhe atë në vitin 1985 dhe 1988. Herën e parë ai u dënua me dy muaj burg për shkak të një konflikti që pati mefqinjët serb. Ndërsa në vitin 1988 u dënua po nga i njëjti pushtet me akuzën se gjoja fëmijët e tij kishin dëmtuar varrezat e serbëve, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Dënimi dhe vuajtjame burg e Xhemajlit e bëri edhe më të rëndë jetën e kësaj familje, por nuk e theu moralisht.

Prindërit: Xhemajl dhe Adile Zhegrova përpos dëshmorit të kombit Nazmiut kishin edhe tre djem e dy vajza: Muharremin, Rrahmanin, Muzliun, Naz- ifen dhe Igballen.

Në këtë familje të varfër por trime e bujare në fshatin Llapashticë të Poshtme të komunës së Besianës, më 25 maj të vitit 1975, lindi Nazmi Zhegrova. Që në fillim të shkollimittë tij pushteti i atëhershëm i qiti pengesë dhe nuk ia lejoi shkollimin. Ai kreu vetëm katër klasë të shkollës fillore dhe më pas e larguan nga shkolla me pretekst se i kishte dëmtuar varrezatserbe. Të gjitha këto vështirësi nuk e gjunjëzuan as familjen e as Nazmiun e vogël, të cilit i vinte keq për vuajtjet e babit nga pushteti okupues serb. Jeta e Nazmiut dhe vëllezërve tjerë,por edhe gjithë familjes u vështirësua. Ata përballeshin me punë të rënda fizike për të siguruar ekzistencën.

Veprimet kundër pushtuesit që organizoheshin në atë kohë e gëzonin Nazmiun, ndërkohë që ai ishte pjesëmarrës i tyre si në Vushtrri, Besianë edhe në Prishtinë. Aktiviteti i tijqë nga lëvizja studentore në Prishtinë në vitin 1997 ishte në rritje. Me daljen publike të UÇK-së, Nazmiu gjen lidhje për t’u rreshtuar në rad- hët e UÇK-së. Kontaktet e para mepjesëtarët e UÇK-së i pati në pranverën e vitit 1998. Ndërsa pjesëtar i UÇK-së u bë në korrik të vitit 1998, kur si shumë të rinj nga Shala dhe Llapi u ngjit në malet e Shalës së Bajgores,atje ku bëheshin përgatitjet e ushtarëve të lirisë të këtyre dy zonave.

Nazmiu fillimisht rreshtohet në radhët e ushtarëve të Zonës së Llapit, në Ba- jgore ku edhe i kryen ushtrimet ushtarake. Ai kryente të gjitha obligimet dhe de- tyrat që i parashtroheshinnga eprorët. Ato i kryente me përpikëri, përgjegjësi dhe korrektësi të madhe. Tashmë ishte pjesëtar i Brigadës 152 “Shaban Shala“ të Zonës së Llapit, ku qëndroi deri në ditën e rëniesdëshmor më 15 shtator të vitit 1998 në Betejën e njohur të Kaçanollit. Atë ditë hordhitë serbe, ia mësyn që të depërtojnë në Qafën e Kaqanollit nëpërmes të fshatit Gegaj (ish-Dobratin). Mirëpo në Rrafshnaltën mbi Gegaj apo siç e quajnë më shpesh, në Qafën e Kaqanollit, aty ku bashkohet Llapi me Shalë ishte e vendosur njësiti i UÇK-së. Në këtënjësit ishte edhe Nazmi Zhegrova me shokët e tij.

Aty i priste forcat e okupatorit, e cila qe zbrapsur për tri ditë me radhë që të mos depërtojnë në ato male. Forca të mëdha serbe për tri ditë me radhë, me 15, 16 dhe 17 shtator 1998, menjë arsenal të madh të armatimit patën sulmuar pozi- cionet e UÇK-së në Qafën e Kaqanollit. Beteja e Kaçanollit, ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarakpor edhe atë moral. Kjo fitore e UÇK-së erdhi në një moment shumë të rëndësishëm dhe nga fitorja apo humbja e kësaj beteje varej shumë konsolidimi i radhëve dhe vazhdimi i luftëssë UÇK-së në këto anë. Duke qenë të bindur për këtë edhe forcat serbe kishin nisur forca të shumta për të zhdukur UÇK-së në këtë pjesë.

Forcat okupatore serbe e dinin se plani i tyre “Patkoi” mund të realizohej shumë më lehtë, nëse nuk do të kishte rezistencë në Zonën e Llapit. Por llogarit u dolën gabim. Këtë ua prishënluftëtarët trima të UÇK-së, të cilët bënë një rezistencë të shkëlqyer dhe korrën një fitore të rëndësishme duke i shkaktuar forcave dhe makinerisë serbe një humbje shumë të madhe. Nëmesin e këtyre luftëtarëve trima, ishte edhe Nazmi Zhegrova.

Edhe kjo betejë si shumë beteja tjera gjatë historisë dëshmoi se morali i lartë i luftëtarëve dhe dëshira e madhe e popullit për liri është më e fortë se tanket e armikut. Në këtë betejë ubënë bashkë dija ushtarake, sakrifica dhe heroizmi i luftë- tarëve trima të cilët i dhanë UÇK-së një fitore të rëndësishme.

Armiku këtë ditë kishte nisur një ofensivë të gjerë në veriperëndim të ra- jonit të Llapit dhe disa fshatra të Shalës me qëllim të shkatërrimit të structures ushtarake të UÇK-së si dheshkëputjes së lidhjeve mes dy zonave operative, Llapit dhe Shalës, që funksiononin në mënyrën më të mirë, por luftëtarët e UÇK-së ishin të përgatitur për një përballim të tillë. Ata ishintë vendosur të qëndronin deri në ushtarin e fundit, e të vdesin për liri. Ishte vullneti dhe morali i lartë i luftëtarëve të UÇK-së ai i cili nuk lëvizte dot nga pozicionet e tyre, sepse ata edinin se kishin arsye për të vdekur, ngase i mbronin tokat e tyre stërgjyshore. Kjo betejë, ku shtatë dëshmor ranë në altarin e lirisë, UÇK-në e bëri edhe më të fortë. Morali i saj pongrihej edhe më lart radhët e vullnetarëve për t’u radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë, si dhe bindja e krijuar nga populli për UÇK-së ishin fakte qëtregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.

Gjatë këtyre luftimeve ku forcat e UÇK-së treguan trimëri të rrallë dhe ko- rrën suksese të mëdha bashkë me Fadil Sejdiun, Bekim Maliqin, Bekim Lushakun, Islam Rekaliun, HabibZekën, Selim Rekaliun, ra në vijën e parë të frontit edhe Nazmi Zhegrova.

Pas betejës, me nderime ushtarake, trupi i tij është varrosur në varrezat e Zhegrovëve, ndërkohë rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve në Stanofc të Poshtëm. Në lapidarin e vendosur kuu zhvillua beteja, në Qafën e Kaçanollit, bashkë me shokët e tjerë ndodhet edhe emri dhe fotoja e tij. Pllaka është ngritur edhe pranë varrit të tij në Stanofc të Poshtëm.

Familjes së dëshmorit Nazmi Xhemajl Zhegrova i ka dhënë mirënjohje Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, KuvendiKomunal i Vushtrrisë etj. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë …