Në 23-vjetorin e rënies, përkujtohet heroi i kombit, Bahri Rrahman Fazliu

Në 23-vjetorin e rënies, përkujtohet heroi i kombit, Bahri Rrahman Fazliu

Në nderim e përkujtim të 23 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Bahri Fazliu sot në orën 12:00  bëhen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve,  në lagjen Velania në Prishtinë – thuhet në njoftimin e këshillit organizativ.

Më 7 maj të vitit 1998, duke kaluar kufirin nga Shqipëria për në Plavë e Guci, ka rënë dëshmor, revolucionari e atdhetari i mirënjohur i Kosovës, Bahri Rrahman Fazliu. Ai ka qenë ideatori dhe redaktori i gazetës  “Çlirimi”,  organi i LKÇK-së. Gazeta “Çlirimi”, të cilën e ka redaktuar dhe e ka përmbajtësuar,  Bahri Fazliu  ka ndikuar në propagandimin e idesë së luftës së armatosur, në kohën kur Lëvizja pacifiste e Kosovës kërkonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare. LKÇK-ja me kohë iu kishte bashkua radhëve të luftës së UÇK-së, pas një marrëveshjeje paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Albin Kurti: Është koha që kryetarët e katër komunave në veri të vazhdojnë detyrat në objektet komunale

Kryeministri Albin Kurti,  ka reaguar në lidhje me procesin e votimit në katër komunat në …