Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, neurokirurgut, Mentor Petrela, iu nda çmimi Qytetar Nderi i kësaj komune

Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Deçanit, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo komunë, u mbajt një seancë solemne në të cilën u nda çmimi “Qytetar Nderi” për neurokirurgun Mentor Petrela, me këtë rast u vlerësua dhe u nderua lartë sakrifica e të rënëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e shtetit të Kosovës. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që sakrifikuan veten dhe familjet e tyre për të arritur synimin e madh të popullit të Kosovës, çlirimin. Ai përmendi kontributin e madh të dëshmorit Luan Haradinaj për lirinë e Kosovës dhe vetë Deçanit. Ndërkohë njëri ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, Mentor Petrela pasi pranoi çmimin qytetar nderi nga i pari i kësaj komune, Ramosaj, u shpreh i emocionuar për pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Petrela përmendi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aletin tonë më të rëndësishëm shekullor, që garantoi ecjen përpara të Kosovës. Në këtë seancë solemne mori edhe Daut Haradinaj. Ai tha se Kosova është në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se ky ishte edhe misioni i luftëtarëve. Aktivitetet vazhduan me homazhe të shtatores së dëshmorëve dhe heronjve të Deçanit. Homazhe u bënë gjithashtu edhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit,  në Gllogjan.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …