Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike 146 kandidatë i nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot 146 kandidatë i nënshtrohen provimit për prokurorë të shtetit

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi kualifikues për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore. 146 kandidatë i janë nënshtruar këtij testi, i cili po mbahet për të tretën herë. Testi kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat i organizon Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit. Ky test është mbikëqyrur nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj. Në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ndërsa aplikimi i kandidatëve është realizuar përmes sistemit online.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Njohja e pasaportave serbe nga BE-ja, goditje për sovranitetin e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me vendimin e …