leoni

Në ambientet e MI-së u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor

Në ambientet e MI-së u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor

Sot në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë përgatitor për formimin e Këshillit për Siguri në Trafikun Rrugor, ku u diskutua për gjendjen jo të mirë të sigurisë në trafikun rrugor, me ç’rast pjesëmarrësit në takim dhanë sugjerimet e tyre lidhur me veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor në vend.

Në takim morën pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili njëherit është edhe kryesues i këtij këshilli, ministri i Drejtësisë, Alberald Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, zëvendësministri  Diasporës, Arian Daci, ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi dhe Uran Ismajli, ministër i Shëndetësisë.

Në këtë mbledhje u konkludua se duhet bërë funksionalizimi i këshillit, koordinimi i masave në drejtim të sigurisë së trafikut rrugor, kërkimi i buxhetit nga Qeveria e Kosovës për blerjen e pajisjeve të nevojshme, si dhe të mbahen takimet e këtij Këshilli çdo tre muaj për të vlerësuar efektet e masave të ndërmarra.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …