leoni

Ne anëtarët e dy kryesive sindikale të Institutit të Mjekësisë Ligjore me shqetësim të thellë ju informojmë se kemi filluar me veprime sindikale, ne këto kushte të emergjencës shëndetësore...

Ne anëtarët e dy kryesive sindikale të Institutit të Mjekësisë Ligjore me shqetësim të thellë ju informojmë se kemi filluar me veprime sindikale, ne këto kushte të emergjencës shëndetësore…

Të nderuar bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Të nderuara media të shkruara dhe elektronike,

Ne anëtarët e dy kryesive sindikale të Institutit të Mjekësisë Ligjore me shqetësim të thellë ju informojmë se kemi filluar me veprime sindikale, ne këto kushte të emergjencës shëndetësore, për arsye të neglizhencës totale të institucioneve bartëse në shqetësimet e ngritura deri tani.

Gjeni të bashkangjitur Komunikatën e përbashkët për media nga dy Sindikatat përfaqësuese të Institutit të Mjekësisë Ligjore,  dhe Komunikatën mbështetëse nga Asociacionin Kosovar i Shkencave Forenzike.

Komunikata për Media

Të nderuara media të shkruara dhe elektronike arsye e mbajtjes se kësaj proteste është:

  1. Shkelja e procedurave gjate te gjithë procesit për miratimin e Rregullores MD-Nr-01/2020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
  2. Nuk janë përfill propozimet nga shumica e anëtarëve të grupit punues ku është proceduar në kundërshtim me opinionin e profesionistëve mjeko-ligjor (anëtarë të grupit punues) ku dhe më vonë  të njëjtit janë atakuar në mënyrë individuale nga drejtori i IML-së.
  3. Abuzimi me deklaratat rreth standardeve se kinse është duke u bërë rregullimi në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, ku në të vërtetë është degraduar struktura ekzistuese që vazhdimisht kanë treguar përformancë të lart ndër vite (kujt po i konvenon kjo?!).

Pasojat e pritura nga shkeljet e lartpërmendura;

  • Pasiguria ligjore, tendenca për abuzim, degradim dhe shkelje te integritetit profesional;
  • Dëmtimi i procesit për personat e zhdukur, duke i dhëne goditjen përfundimtare;
  • Humbja e elementit e të quajturit Institut duke shuar divizionin për hulumtime;
  • Krijimi i mos besueshmërisë te palëve te jashtme për proceset dhe për ekzaminimet qe kryhen ne Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kërkesat tona:

  1. Shfuqizimi i rregullores se jashtëligjshme.
  2. Krijimi i Grupit punues në përputhshmëri me Rregulloren QRK-Nr-01/2020 për standardet e organizimit të brendshëm, sistematizimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin me institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura, me përbërje nga profesionistet kompetent dhe duke u monitoruar nga Sindikatat përfaqësuese brenda IML-së.
  3. Bazuar ne LIGJI NR. 06/L-113 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ADMINISTRATËS SHTETËRORE DHE TË AGJENCIVE TË PAVARURA, te sqarohet pozicioni i Institutit te Mjekësisë Ligjore.
  4. Ndalimin urgjent të presionit, kërcënimit ndaj punëtorëve të IML-së
  5. Të merren masa ndaj personave te cilët kanë krijuar këtë situatë ne IML.

20.11.2020

Të nderuar bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës, të nderuara media të shkruara dhe elektronike, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe  Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) JU  njofton se veprimet Sindikale nuk do të ndalen deri ne realizimin e kërkesave tona legjitime.

Me respekt,

Kryetari i SHSSHCK – së

Arben Emini 

044377995            

 

                                                         

Kryetari SSH-IML –FSSHK-së

Mr.Ph. Nardi Sheqerxhiu 

044558821

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …