Në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit shënohet 21-vjetori i të vrarëve gjatë vitit 1999

Në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit shënohet 21-vjetori i të vrarëve dhe masakruarëve gjatë vitit 1999

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, kryetar të këshillave të fshatrave, përfaqësues të OVL-së, familjarë të të rënëve, kanë bërë sot homazhe dhe nderime, për të shënuar 21 vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb. “Sot e 21 vjet më parë, pushtuesi kriminal serb, duke mos kursyer asnjë person, vrau barbarisht martirë e dëshmorë shqiptarë në Celinë, Fortesë e Brestoc. I kujtojmë me nder, respekt e përulje të thellë të gjithë burrat, gratë, pleqtë e fëmijët që u ekzekutuan barbarisht nga makineria vrastare e pushtuesit serb. Jeta, vepra dhe gjaku i të rënëve janë baza dhe themeli i lirisë së Kosovës” është thënë më këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …