Në Kopenhagë të Danimarkës, vazhdojnë sulmet me djegien e Kuranit

Në Kopenhagë të Danimarkës, vazhdojnë sulmet me djegien e Kuranit

Anëtarët e grupit të margjinalizuar anti-islam dhe ultra-nacionalist “Danske Patrioter” (Patriotët danezë) në Danimarkë sot dogjën Kuranin para ambasadave të Iranit dhe Irakut, në Kopenhagë. Duke brohoritur me slogane që fyen Islamin, anëtarët e grupit shkelën flamurin iranian dhe Kuranin, të cilin e hodhën në tokë. Më pas, grupi i provokatorëve që dogji Kuranin dhe flamurin iranian, i publikuan këto momente në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Grupi i margjinalizuar argumentoi se e ndërmori këtë veprim pasi Irani njoftoi se do të arrestonte dhe ndiqte penalisht anëtarët e grupit “Patriotët danezë” dhe mbështetësit e tyre. Anëtarët e grupit më pas dolën përpara ambasadës së Irakut në Kopenhagë, ku dogjën përsëri flamurin irakian dhe Kuranin. Grupi, i cili hapi një pankartë anti-islame, vazhdoi edhe këtu retorikën fyese kundër Islamit. Provokimet e organizuara nën masa të rrepta sigurie nga policia janë ndjekur edhe nga gazetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …