Në Portin e Durrësit nisi sot stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë, që prej Luftës së Dytë Botërore

Në Portin e Durrësit nisi sot stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë, që prej Luftës së Dytë Botërore

Në Portin e Durrësit nisi sot stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Stërvitja ushtarake, e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet në 7 baza të ndryshme në vendin tonë. “Mbrojësi 21” që filloi  sot do të zgjasë deri në 9 qershor. Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa. Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …