Në Prishtinë u mbajt protestë kundër dhunës ndaj grave

Sot në Prishtinë u mbajt protestë kundër dhunës ndaj grave. Protestueset, të veshura me rroba të bardha dhe me shenja dhune të improvizuara në fytyrë, marshuan në sheshet kryesore të Prishtinës. Ato  u ndalën para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën një pano me moton e kësaj proteste. Protesta me moton “Boll Ma – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, u organizu nga organizata joqeveritare Artpolis. Udhëheqësja e organizatës Artpolis, Zana Hoxha tha se abuzimi sistematik i vajzave dhe grave dhe vdekjeve të tyre si pasojë dhunës po ndodh edhe për shkak të mungesës së përgjigjes së duhur institucionale në parandalimin dhe “ndarjen e dënimeve të merituara për kryerësit e këtyre veprave. Organizatorët e protestës “Boll Ma – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë” thanë se po kërkojnë drejtësi për vajzat dhe gratë e abuzuara në familje dhe shoqëri si dhe drejtësi për ato që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …