Brickos

Në Rripin e Gazës, mijëra të vrarë ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e sulmeve izraelite

Njësia e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se mijëra të vrarë ende janë nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e sulmeve izraelite dhe nuk mund t’i nxjerrin trupat për shkak të bombardimeve të vazhdueshme dhe mungesës së pajisjeve, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Basal në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Brendshme në Gaza tha se Izraeli shënjestron vazhdimisht ekipet e Mbrojtjes Civile në sulmet kundër Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani. “Mijëra dëshmorë ende janë nën rrënoja dhe nuk mund t’i nxjerrim ata. Ka mangësi të qarta dhe të mëdha në aftësitë dhe mekanizmat tanë. Nuk mund të mbërrijmë te trupat që janë nën rrënoja në pjesën veriore të Rripit të Gazës”, deklaroi Basal. Ai tha se kanë përsëritur thirrjen e tyre për aktivizimin e ekipeve dhe mekanizmave që do të mbështesin ekipet e Mbrojtjes Civile në Gaza. “Ekipet tona janë bërë objektiv i vazhdueshëm i bombardimeve izraelite”, theksoi Basal.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …