Në shënim të 30 vjetorit të Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPRK-së është mbajtur një Akademi

Në shënim të 30 vjetorit të Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të LPRK-së është mbajtur një Akademi

Të dielën është mbajtur Akademi për shënimin e 30 vjetorit të Mbledhjes së Tretë të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Fjala e mbajtur para të pranishmëve e Halil Selimit, si vezhgim i përgjithshëm, nga pozita e një udhëheqësi të OMLK-LPRK-së: Mledhja e Tretë e Përgjithshme e LPRK-së, 3 – 4 tetor 1991, Ujmir – Klinë. Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte organizatë kombëtare-çlirimtare e masave të organizuara fshehtas nga pushtuesi serbo-jugosllav dhe operonte brenda e jashtë vendit. Ishte Organizatë e vetme e konsoliduar dhe e organizuar, edhe në rrafshin horizontal, edhe në atë vertikal. Në rrafshin horizontal shtrihej në të gjitha vendbanimet me shumicë shqiptare në ish-Jugosllavi: Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë Lindore, duke i konsideruar dhe evidentuar nën siglën programore vetëm si Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …