Brickos

Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Trukimet në futbollin Spanjoll nuk kanë të ndalur

Para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Spanja kishte një dominim total në futboll, si në atë Evropian ashtu edhe në atë Botërorë. Edhe ekonomikisht ishte në një pozitë jashtëzakonisht të mirë, për faktin se ka një territor mjaft atraktiv, sidomos për zhvillimin e turizmit bregdetar. Personalisht, mbaj mend në atë periudhë kohore anglezët i pushtonin plazhet spanjolle.

Mirëpo pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Spanja pas shumë shekujve enigmë për Botën Demokratike, e tregon fytyrën e vërtetë të saj karshi kësaj bote, me mos-njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në fillim, ishte një befasi mos ishte një hezitim politik, por me kalimin e kohës u pa e çartë se Spanja lëre që nuk e njihte, por shkonte gati përtej shteteve sllave, duke ndërmarrë masa për ta  penguar të marri pjesë edhe në forumet e ndryshme ndërkombëtare. Bota Demokratike pas këtij hapi tejet të pa-kuptimët të Spanjës, fillon një ftohje e marrëdhënieve në të gjitha fushat e jetës, por më të theksuara ishte ajo ekonomike. Kriza ekonomike sjell pasoja politike të paparishkueshme, po vërehet në Spanjë, për shkakun se Katalunia shpalli pavarësinë ndaj Spanjës.

Kriza ekonomike  në Spanjë reflektoi edhe, në futboll. Natyrisht në krizat ekonomike krijohët hapësirë e lirë për oligarkët. Kjo vite me radhë lulëzon në futbollin spanjoll. Atje bëhen trukime të paimagjinueshme.

Policia në Spanjë ka bërë një numër arrestimesh si pjesë e një hetimi për trukime të rezultateve në shumë ndeshje futbolli. Lojtarët e tanishëm dhe të mëparshëm si dhe drejtuesit e klubeve-thuhet se nga dy divizionet kryesore ka të arrestuar.

“Veprimi i policisë ndjek ankesat për trukimet e rezultateve të shumë ndeshjeve futbollistike, sidomos atë të muajit Maj 2018 nga La Liga tek autoritetet spanjolle”, tha zëdhënësi i La Ligës.

La Liga ka raportuar për tetë rastet e  tjera të mundshme për trukime të ndeshjeve.

Një gjë është fare e qartë se Spanja është në një krizë të thellë në çdo aspekt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …