leoni

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi: Reflektimi i Behgjet Pacollit është përtej interesit personal

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi: Reflektimi i Behgjet Pacollit është përtej interesit personal

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka vlerësuar reflektimin e liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për formim të institucioneve. Abrashi, përmes një postimi në rrjetin social, thotë se “Pacolli edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”. “Reflektimi i Pacollit. E vlerësoj qëndrimin e  Behgjet Pacollit,  i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoj ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal. Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë. Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve,  tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”, ka shkuar Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagoi kundër deklaratës së Donika Gërvallës duke nënvizuar se Serbia e Hajrie Spikerica na quanin, ‘ashtuquajtura UÇK’

Ramush Haradinaj ka reaguar kundër deklaratës së Donika Gërvallës, duke thënë se referenca “të ashtuquajtur” …