Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit për një armëpushim të menjëhershëm 6-javor

Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit palestinez të shpallur si organizatë terroriste, që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtë-javor. Ajo  kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë. Palestinezë  të pafajshëm në Rripin e Gazës po përjetojnë katastrofë humanitare, saktçsoi zonja Harris. Deklaratat e bëra më 3 mars janë ndër më të ashprat të bëra nga ndonjë udhëheqës i lartë i Qeverisë amerikane deri më tani sa i përket luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi në tetorin e vitit të kaluar. Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala i kërkoi Qeverisë izraelite që të paraqesë mënyra specifike se si mund të dërgohet më shumë ndihmë në enklavën palestineze ku qindra mijëra persona po përballen me uri.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …