Sot në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashkimit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Kosovës e Komisionit Evropian, që parasheh ndarje fondesh, është shtyrë për më vonë

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimi i marrëveshjes  ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, që parasheh ndarje fondesh, është shtyrë për një datë të mëvonshme. Momentalisht, takime të nivelit të lartë apo ministror nuk janë duke u zhvilluar me Kosovën, prandaj Kosova nuk është ftuar në Dialogun e Dytë Rregullator BE-Ballkan Perëndimor dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën është shtyrë për një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE-së. BE-ja dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbajtën një takim në fund të qershorit. Në atë takim, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjet përkatëse me Komisionin Evropian dhe u bënë pjesë e Programit të Evropës Digjitale. BE-ja ka bërë të ditur në fund të muajit të kaluar se ka ndërmarrë disa masa ndëshkuese për Kosovën – përfshirë pezullime takimesh të nivelit të lartë dhe fondesh – për shkak të mospërfilljes së kërkesave të saj për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …