Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: Në mbrojtje të së vërtetës

Organizimi i luftës së armatosur në Kosovë nën emblemen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shpresa dhe rruga e vetme për liri. Lufta e UÇK-së nuk është vetëm luftë që e ka çliruar Kosovën, por është luftë që i ka çliruar shqiptarët kudo që janë nga psikologjia e robit. Në epopenë e luftës për çlirimin e Kosovës, rrodhi si lumë heroizmi i popullit tonë, i cili buronte nga zemra e tij, nga dashuria e madhe për atdhe dhe nga urrejtja ndaj pushtuesit serbo-malazez. Luftetarët e lirisë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur kapën armët, nuk menduan siç menduan shumë të tjerë që edhe pas thirrjeve të vazhdueshme për ti shtuar radhet e UÇK-së nuk iu bashkangjitën luftës për liri, ata nuk menduan kurr për vdekjen, dashuria për Kosovën e shumë vuajtur i shtyri që të marrin vendim të luftojnë për troje t’veta, edhe në qoftëse lirinë nuk do ta gëzojnë vet, do ta gëzoi atdheu. Luftën nuk e do askush, por kur ajo të imponohet, atëherë duhet përballuar me çdo sakrificë, për të mundur të keqen, për të fituar lirinë. Nëpër mësymjet dhe ngarëndjet e barbarëve, u kryqezuan edhe kohët tona të robërisë. Mijëra vjet u shtruam nëpër kuvendet e betimit për shpetimin e atdheut, mijëra vjet të vrarë e të sakatosur u rilindem duke e ndertuar murin e shpresës, por vlerën më të lartë kombetare në dymijëvjeçarin shqiptarë e ndërtoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës me sakrificën e saj të madhe dhe me luftën e mirëfilltë ndaj një ushtrie okupatore barbare shumë herë më të madhe në numër e me armatim shumë fish më shumë. Se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë e pastër dhe luftë për liri këtë e vertetoi mëse miri përkrahja NATO-s dhe gjithë botës demokratike liridashese.

PS KUSH PO NA I MANIPULON DEPUTETËT- KUVENDARËT

Skena, e quajtur Kosovë për diplomacitë e huaja dhe ngreha-lucët servil shqiptarë, u bë e përshtatshme për të vënë drama absurde për logjikën historike. Absurde për faktin se aktorët gjithnjë luajtën në prapaskena, ndërsa regjisorët nuk u shfaqën kurrë. Nuk ka matës më të mirë për sjelljen e politike të popujve se sa vet intuita e popullit. Pikërisht ajo intuitë ishte zëri më i fuqishëm mbështetës ndaj njerëzve, prej të cilëve kërkohej të hiqnin dorë nga qellimet e tyre të shenjta kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …