Një Shqipëri e bashkuar ishte ëndrra e të gjithë dëshmorëve të kombit dje - është aspiratë e të gjithë shqiptarëve sot Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Nexhmi Lajçi: Nga dita e çlirimit deri në ditën e bashkimit

Një Shqipëri e bashkuar ishte ëndrra e të gjithë dëshmorëve të kombit dje – është aspiratë e të gjithë shqiptarëve sot

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mesazhi më i fuqishëm që i shkoj Serbisë, Evropës e Botës se një popull i lashtë dhe i shtypur me shekuj, që ishte i vetëdijshëm se duhej ta paguante lirinë e vet edhe me heronj legjendarë dhe me filiza të porsalindur, ishte po ashtu i vendosur që të luftonte pushtuesin në çdo pëllëmbë të atdheut të vet.
Ne sot kujtojmë të gjithë brezat e lavdishëm të kombit tonë që asnjëherë nuk u pajtuan me gjendjen e okupimit, mirëpo me një gatishmëri të madhe për vete sakrificë dhe vetëflijim përmbysën përgjithmonë, psikologjinë e përuljes dhe hapen procese të cilat rrënjësisht po e ndryshojnë jetën tonë.
Kosova sot frymon dhe përparon pikërisht në saje të atdhetarizmit dhe martirizimit të bijave dhe bijve më të mirë të kombit shqiptarë, të cilët në luftën për liri dhanë jetët e tyre në emër të ardhmërisë sonë kombëtare. Kosova dhe Trojet Etnike Shqiptare ishin, janë dhe për jetë të jetëve do të mbetën amanetet e atyre që ua lanë trashëgimi gjeneratave në ardhmëri.
Dëshmorët janë dëshmia historike e luftës sonë heroike, vetëmohuese, të ndershme e të shenjtë.

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, populli im i dashur, duke u përkulur gjithmonë para varreve të dëshmoreve, gëzuar 17 Shkurtin, i shumëvuajturi ATDHE GËZUAR – RROFTË BASHKIMI KOMBETARË.

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …