Afganistan

Nga dy sulme vetëvrasëse në Afganistan kanë mbetur të vdekur 48 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë

Dy sulme vetëvrasëse të ndodhura të martën në Afganistan u kanë marrë jetën të paktën 48 personave dhe kanë plagosur disa dhjetëra të tjerë. Sipas mediave ndërkombëtare, një nga shpërthimet u verifikua në provincën Parvan, në veri të Kabulit, në një miting politik ku do të fliste edhe kryetari Ashraf Gani. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi në afërsi të ambasadës amerikane në qendër të kryeqytetit afgan. Në dy shpërthimet u verifikuan përkatësisht 26 dhe 22 viktima. Atentatet u morën përsipër nga guerrilasit talebanë përmes një komunikate për shtyp. “I kishim paralajmëruar qytetarët që të mos merrnin pjesë në tubime politike. Tani, nëse ata vuajnë është faji i tyre”, thuhet në deklaratë. Grupi i rebelëve ka vijuar fushatën e atentateve edhe pse në të njëjtën kohë është i përfshirë në bisedimet për paqen. Megjithatë, më herët gjatë muajit kryetari amerikan Donald Trump i shpalli negociatat me ta “të vdekura”. Nga ana e tyre, rebelët refuzojnë të ulen në bisedime me qeverinë afgane dhe kanë paralajmëruar se do të pengojnë zgjedhjet presidenciale që mbahen më 28 Shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …