Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur

Nga zjarri që ka përfshirë një kishë në Egjipt, kanë humbur jetën 41 persona dhe shumë të tjerë janë plagosur. Duke folur për këtë tragjedi, ministri i Shëndetësisë së Egjiptit ka deklaruar se 41 persona kanë humbur jetën dhe 55 tjerë janë lënduar nga zjarri brenda kishës, në kohën kur po mbahej mesha në Abu Sifin. Burime nga policia kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër e rrymës. Në momentin e nisjes së zjarrit, brenda në kishë kanë qenë duke kryer ritet fetare rreth 5 mijë besimtar.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …