Brickos

Ngjarjet e zhvillime e fundit në veri të vendit, janë pasqyruar pothuajse në të gjitha ballinat e medieve prestigjioze gjermane

Ngjarjet e zhvillime e fundit në veri të vendit, janë pasqyruar pothuajse në të gjitha ballinat e medieve prestigjioze gjermane, të printuara dhe elektronike. Rastin e djeshëm, mediet gjermane e kanë cilësuar si incidentin më të rëndë që nga fillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po zgjasin me vite. Për grupin, thuhet se bëhej fjalë për ushtarë profesionistë të armatosur rëndë, që kanë mbështetje financiare dhe logjistike nga Serbia.  Mediet prestigjioze gjermane, ndërkaq, citojnë kryeministrin Kurti i cili sulmin e ka cilësuar terrorist, i mbështetur nga Beogradi zyrtar, por sjellin edhe reagimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili mohon se qeveria serbe qëndron prapa këtij grupi. Gazeta konservative “Frankfurter Allgemaine Ceitung” thekson se gjithçka kishte nisur kur një trupë ushtarake serbe, e mbështetur nga Serbia fqinje, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të dielën në fshatin Banjskë në veri të vendit. Gjatë sulmit është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër kishte mbetur i plagosur. Sulmuesit thuhet në artikull, ishin strehuar më pas në manastirin serb të fshatit,  Banjskë.

Kontrolloni gjithashtu

Ricardo Gutierrez, shprehë keqardhje për pozicionin e dobët të Kosovës në indeksin e lirinë së medias

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez ka reaguar në lidhje me …