Shpresa Bajraktari Ruci: Kombin shqiptar gjatë gjithë ekzistencës se tij e kanë rrethuar si gjerdan i artë Heronjtë

Kombin shqiptar gjatë gjithë ekzistencës se tij e kanë rrethuar si gjerdan i artë Heronjtë, të cilët ja kanë falur gjakun asaj duke i ujitur rrenjët e lirisë;
Prandaj kombi shqiptarë nuk ka mort;
Megjithë përpjekjet e antishqiptareve per ta thërmuar dhe çkombëtarizuar atë ;
Nuk ja kanë arritur dhe nuk do tja arrijnë kurrë;
Se një bie mijëra ngrihen ,për ti dalë zot Atdheut tonë të shtrenjtë!
Dje iu shtua kombit shqiptare dhe Heroi Afrim Bunjaku,që ra ne krye të detyrës për të mbrojtur integritetin territorial te Kosovës,duke mbetur yll i pashuar;
Në yjet qe ndriçojnë në panteonin e pavdeksisë!
Heroi i Kombit Afrim Bunjaku ,nuk ka vdekur, ai është gjallë, se ai vdiq për Atdheun.
Të vdesësh për Atdheun do të thotë të rilindësh përsëri!.
Vepra e Afrim Bunjakut dhe gjithë deshmoreve, si dhe atyre që kontribuan për çlirimin e Atdheut mbeten burim frymëzimi për brezat, për tu treguar atyre ,se liria është më e thjeshtë për ta fituar se sa për ta mbajtur atë.
Prandaj gjaku i tyre bënë apel,që të mos flemë në dafina por të jemi të gatshëm,që të mbrojmë lirinë ,e cila u fitua me gjak dhe sakrifica të mëdha të bijeve dhe bijave më të mira shqiptare!
Lavdi te përjetëshme Afrim Bunjakut që dhe jeten si me le për Atdheun!
Lavdi të përjetshme dëshmoreve dhe heronjëve të kombit shqiptarë!

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …