At Nikollë Marku thërret shqiptarët të festojnë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës në kishën “Shën Maria” në Elbasan

At Nikollë Marku thërret shqiptarët të festojnë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës në kishën “Shën Maria” në Elbasan

Trashëgimtari  i Kishës Autpqefale shqiptare, prifti i Kishës Shën Maria në Elbasan, At Nikollë Marku shkruan se 17 shkurti është ditë e shenjtë  në historinë e popullit shqiptar, sepse është dita e   lirisë, festa e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Kisha shqiptare do të organizojë një meshë përkujtuese për martirët, bijtë e bijat që ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Do të festojmë me krenari, sepse jetuam ëndrrën e Isa Boletinit dhe Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që luftuan dhe nuk e panë ditën e lirisë, por e dinin mjaft mirë se ajo do të vinte. Të gjithë shqiptarët nga trojet etnike janë të mirëpritur. Ne do të festojmë ditën e Arbrit me lutje shqip dhe përkrahë flamurin kombëtar.

Me nderime

At Nikollë Marku

Elbasan

Shqipëri

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …