Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie

Pas takimeve të vazhdueshme me diplomatë të vendeve perëndimore, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje ka takuar ambasadorin amerikan, Greg Delawie. Takimi është zhvilluar në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Ambasadori Delawie citohet të ketë deklaruar se Uashingtoni zyrtare do të bashkëpunojnë me atë qeveri që i siguron numrat,  më së paku 61 deputetë. Delegacion i përbërë nga kandidati  për kryeministër, Albin Kurti, pastaj  kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Në takim u lavdërua procesi zgjedhor, ndërsa delegacioni i Vetëvendosjes e njoftoi ambasadorin se çfarë mendon Lëvizja të ndërmarrë në qeverisje me 40 pikat e programit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …