Drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral-brigade Zymer Halimi, së bashku me shefin e Shtabit të Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri,

Shteti gjerman dhuron donacion për FSK-në

Drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral-brigade Zymer Halimi, së bashku me shefin e Shtabit të Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, pritën në takim pune zëvendësambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, Christina Gehlsen, e cila shoqërohej nga koloneli gjerman Michael Gierse, këshilltar në Departamentin e Logjistikës të MFSK-së. Takimi kishte në fokus vazhdimin e bashkëpunimit si dhe dhënien e një donacioni për mirëmbajtjen e automjeteve të FSK-së në vlerë prej 50 000 eurosh nga Qeveria e Gjermanisë. Gjeneral Zymer Halimi në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendësambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e vazhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në. “Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin që është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do të vazhdojmë me trajnime të ndryshme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti gjerman, do t’i fusim në përdorim”, ka thënë Halimi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …