Një ekip i mjekëve gjerman nis punën në Infektivë, për të ndihmuar mjekët tanë në menaxhimin e rasteve me Covid-19

Mjekët gjerman nisin punën në Infektivë, në ndihmë mjekëve tanë në menaxhimin e rasteve me COVID-19

Një ekip i mjekëve gjerman nga Instituti “Robert Koch” kanë filluar punën në Klinikën Infektive, ku do të ndihmojnë mjekët kosovarë për menaxhimin e rasteve me Covid-19. Shefi i pranimit në Klinikën Infektive Dr. Gëzim Morina, ka njoftuar se mjekët gjermanë iu janë bashkuar në klinikë. Infektologu Gramoz Bunjaku ka shkruar se bashkë me mjekët gjermanë kanë diskutuar sfidat e pandemisë dhe për gjendjen aktuale. Mjekët gjermanë do të ndihmojnë institucionet kosovare për menaxhimin e pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …