Një mërgimtar heq fotografinë e Ibrahim Rugovës nga holli i Kuvendit

Një mërgimtar heq fotografinë e Ibrahim Rugovës nga holli i Kuvendit

Një mërgimtar ka hequr nga muri i hollit të Kuvendit të Kosovës fotografinë e ish-kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Gjatë vizitës që bashkatdhetarët tanë nga diaspora kanë realizuar në Kuvendin e Kosovës, një qytetar që jeton dhe punon në Perëndim ka hequr fotografinë e Rugovës duke e përplasur për toke. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që përkujdesën për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas hetimeve të nevojshme e kanë rivendosur fotografinë në vendin e saj. Kryekuvendari, Kadri Veseli ka dënuar këtë incident të izoluar, siç e ka quajtur ai, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit të respektojnë normat e sjelljes.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …