leoni

Nusret Pllana: Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët

Në Vienë të Austrisë, u promovua libri i xhepit, MOS HARRO KURRË – VERGISS NIEMALS, i autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përkthyer në gjermanisht nga Arlinda F. Çitaku.

Në këtë ngjarje kulturore e shkencore u promovua edhe filmi dokumentar DËSHMITË E HESHTURA, i përkthyer me titra anglisht, i autorit N.Pllana, film ky, që i kushtohet gjenocidit serb në Krushën e Madhe të Komunës së Rahovecit, kur më 25 mars 1999, ushtria dhe policia gjakatare serbe i vrasin 243   shqiptarë duarthatë të këtij fshati, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, në mesin e të cilëve, sot e 23 vite më parë, 63 janë ende të pagjetur, ndër ta edhe Heroi i kombit Mr.sc. Ukshin Hoti.

Përveç shumë bashkëatdhetarëve tanë nga Austria e Gjermania, na nderoi me prezencën e tij, edhe poeti i ri, Bear Berisha, djali i heroit të kombit Xhevat Berisha, ndërkaq morën pjesë aktive dhe e vlerësuan lartë këtë vepër publicistike e dokumentare edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Vienë, z. Lulzim Pllana dhe shkrimtari e dramaturgu nga Shkodra, Mag.Prof. Gjergj Jozef Kola, me banim në Vienë.

Autorët: N.Pllana e Agim Aliçkaj, i falënderojnë të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në këtë manifestim kulturor, e në veçanti organizatorin dhe moderatorin, z. Nikollë Gjini – këngëtarin e mirënjohur shqiptar nga Prizreni.

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …