OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

Oda e Afarizmit të Kosovës u mirëprit në Komunën e Prishtinës, me qëllim të nënshkrimit të Memorandumit të përhershëm të Bashkëpunimit mes OAK-së dhe Komunës. Qëllim i nënshkrimit të memorandumit është krijimi i një linje direkte të komunikimit ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ashtuqë të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, përgëzoi OAK-në për shërbimet vazhdueshme që po i ofron në të mirë të biznesit. Ai theksoi se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë shumë bizneseve, pasi do të krijohet një klimë më e mirë e të bërit biznes. Pacolli shtoi që Komuna e Prishtinës ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe do t’i mbështesë vazhdimisht bizneset. Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Arsim Selmonmusaj shprehu se ky memorandum do të shërbej që bizneset e përfaqësuara nga OAK të kenë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë në Komunën e Prishtinës. Selmonmusaj shtoi që Memorandumi është filluar me Komunën e Prishtinës pasiqë është kryeqendër e Kosovës dhe pjesa dërrmuese e bizneseve janë të fokusuara në këtë Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj u bënë thirrje deputetëve që t’i lënë dallimet politike dhe partiake dhe ta votojnë buxhetin e rishikuar

Kriza politike paralizon rishikimin e buxhetit 2025 – në rrezik projektet dhe përgatitja për buxhetin 2026

Ngërçi politik që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës po e shtyn vendin drejt …