leoni

OEK synon themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do ta ndihmonte ekonominë tash në kohën pandemike

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tregun e hapur të energjisë. Për këtë qëllim, Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar edhe Avokatit të Popullit. “Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti. Kjo kërkesë vjen me qëllim mbrojtjen e bizneseve nga rritja e mundshme e çmimit të energjisë elektrike, e cila do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së prodhimit apo shërbimit”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në paraburgim është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe UÇK-së

Duke folur për procesin e padrejtë që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës, deputeti i …