Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE, më 13 dhe 14 nëntor mbanë Festivalin Multikulturor

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” VoRAE, më 13 dhe 14 nëntor mbanë Festivalin Multikulturor

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” VoRAE ju njofton se më datat: 13 dhe 14 nëntor do të organizohet Festivali Multikulturorë, i pari i këtij lloji në Kosovë, në Hotel Emerald në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00-17:00. Festivali Multikulturore është një ngjarje qe promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteveË rom, ashkali dhe egjiptian, minimizon përjashtimin social dhe promovon rolin e grave ne shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta.

Rreth Festivalit

Festivali synon te mbledhë përfaqësues te ndryshëm lokal dhe ndërkombëtarë, përfshire përfaqësues te organizatave te shoqërisë civile, përfaqësues te institucioneve publike, te rinjt nga grupe te ndryshme etnike si dhe donator te ndryshëm ne Kosove, për te diskutuar mbi rendësin e gruas ne shoqëri, pasojat e gjuhës se urrejtjes dhe anti-gipsizmin, sfidat me te cilat përballen te rinjet ne arsim dhe punësim, si dhe promovimin e identitetit dhe kulturës se komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane ne Kosove. Përmes këtij festivali, i cili synon te behet tradicional,  ne dëshirojmë te luftojmë paragjykimet dhe stereotipet qe ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar nëpërmjet kulturës, muzikës, artit, dhe mbi  te gjitha duke diskutuar me panelistet e ndryshëm nga vendi dhe rajoni  mbi çështjet qe kane ndikim te drejtpërdrejt ne shoqëri. Hapja e ketij festivali do te behet nga z. Isak Skenderi, drejtor ekzekutiv i organizates, z. Albin Kurti dhe z. Jean-Hubert Lebet, Ambasadori i Zvicrres ne Kosove

Gjithashtu gjate dy diteve do te kemi mbi 15 paneliste nga fusha te ndryshme duke perfshire institucionet publike, organizatat nderkombetare, aktiviste te shoqerise civile dhe ambasadore, promovim te bizneseve, autoreve, piktoreve, muzikanteve etj.

Për çdo pyetje shtesë dhe pa kjartësi ju lutem mos hezitoni te na kontaktoni tek: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro anëtarësimit të  Kosovës në këtë organizatë. …