Selim Pacolli

Pacolli: Thirrjet e fundit shpërfaqin më së miri tendencën e Gjykatës Speciale për ta kriminalizuar luftën e pastër të UÇK-së

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka shkruar se thirrjet e dy ditëve të fundit ndaj eksponentëve të lartë në zingjirin komandues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shpërfaqin më së miri tendencën e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë për të kriminalizuar luftën e pastër të UÇK-së. Këto tentativa, me synimin për të barazuar viktimën me agresorin, rëndojnë edhe më shumë kur merret parasysh fakti që dy dekada pas përfundimit të luftës, kryesit e krimeve me epilogun e mijërave të vrarëve e dhjetëra mijërave të dhunuarve, vazhdojnë të pandëshkuar e të papenguar veprimtarinë e tyre madje në instancat më të rëndësishme të shtetit serb. Megjithatë, përkundër qëllimit të qartë të kësaj Gjykate, nuk ka e nuk do të ketë asnjë forcë në botë që do të mundët të njollosë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin e jashtëzakonshëm të burrave dhe grave që sakrifikuan çdo gjë nga qenia e tyre për lirinë e qytetarëve të vetë, si e drejtë themelore e secilit njeri të botës së lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …