E vështirë, që një ditë të vetme ta kalojmë, pa dëgjuar sharje, fyerje dhe përkulje para dëshmorëve të kombit. Për çka? Vetëm për vota, interes personal dhe grupor të caktuar. Ç’do ditë, ama bash ç’do ditë, lexojmë dhe dëgjojmë sharje, fyerje thuajse nga të gjitha shtresat. Liderët politik, s’po kanë …
Më shumë...Daily Archives: 01/02/2021
Sot në orën 15:00, në Varrezat e fshatit, Barilevë, varroset trupi i veprimtarit, Agim Latif Leci
Pas një sëmundje të gjatë, pasojë e të cilave ishin edhe vitet e kaluara në burgjet e ish Jugosllavisë, dhe nga torturat fizike që kishte ushtruar regjimi okupator i kohës, ka ndërruar jetë, Agim Latif Leci, nga fshati Barilevë. Agim Leci ka qenë njëri ndër prijatarët e flamurtarët e parë …
Më shumë...KQZ-ja organizoi tërheqjen e shortit lidhur me radhitjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas tërheqjes së shortit është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës, numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës numrin 134, …
Më shumë...Duda Bala: Lista serbe kërkon vota për vete, edhe pse i kanë vendet e rezervuara
Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Bala, ka thënë se janë bërë gati për fushatë dhe zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. Ajo foli edhe rreth problemeve që kanë me Listën Serbe rreth përfaqësimit të minoriteteve brenda Kuvendit të Kosovës. Lista serbe kërkon vota për vete, edhe …
Më shumë...Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale në seancën e radhës
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa do të dalë sot para Gjykatës Speciale, në seancën e radhës në kuadër të procesit gjyqësor në drejtim të tij. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara ku u theksua se konferenca për ecurinë e çështjes do …
Më shumë...AAK reagon për dëmtimin e banerëve të kandidatit për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me dëmtimin e banerëve të kandidatit për kryetar, Ramush Haradinaj në Partesh dhe Kllokot, duke dënuar këto veprime të turpshme. “Ata që dëmtojnë banerët e kandidatit për President, z. Ramush Haradinaj, nuk kanë të bëjnë asgjë me qytetarinë e as demokracinë. Lufta …
Më shumë...Ndahet nga jeta veterani i Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Kolshi
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Fadil Kolshi, ai ishte pjesë e Brigadës 121″ Ismet Jashari Komandant Kumanova” të Batalioni “Ymer Alushani”. Ai u lindinë vitin 1953, në fshatin Baicë te Kolshit Komuna e Lipjanit. Fadili, si i ri u mor me bujqësi, ndërsa për të ndihmuar familjen emigroi në …
Më shumë...Në Gjilan përmbyllet manifestimi kulturor “Flaka e Janarit” që nderon dëshmorët e rënë për liri
Manifestimi “Flaka e Janarit” sivjet ka sjellë vlerat më të mira në të gjitha shtyllat si trashëgimi kulturore e shpirtërore e cila është e përfshirë në listën kombëtare të Kosovës. Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në natën përmbyllëse të festivalit i cili këtë vit iu …
Më shumë...Agjencia e Regjistrimit Civil bënë të ditur se shumë shpejt do të nis furnizimi me targa RKS pas një kohë mungese të tyre
Asnjëra nga targat për vetura ato KS apo RKS nuk janë duke u lëshuar për qytetarë tash e një kohë. Agjencia e Regjistrimit Civil, aktualisht po lëshon targa të përkohshme, nëpër të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Kosovë. Por kjo pritet të marrë fund së shpejti, pasi në …
Më shumë...Fatmr Limaj: Është shqetësuese që vetëm pak vite pas luftës të dëgjohen zëra se, na keni lodhë me UÇK-në
Kryetari i Nismës Socialdemomeate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me përkahës të tij në komunën e Shtimës. Në këto takime, Limaj ka shpalosur për projektin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit për mbrojtjen e vlerave kombëtare. “Në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Shtime kam zhvilluar …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Kurrë nuk do ta kishte menduar që Kosova do ta kishte një kryeministër që tallet me Amerikën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me Memli Krasniqin kanë prezantuar të dielën Planin e Rimëkëmbjes së politikës së jashtme dhe të promovimit të Kosovës. Ai tha se për dallim prej Rambouillet e Vjenës, ku ishin marrë vendime në favor të Kosovës për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës ka 12 deputetë milionerë, afër gjysma prej tyre nga LDK-ja
Kuvendi i Kosovës ka 12 deputetë milionerë. Bazuar në regjistrat për deklarimin e pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pasuria e këtyre deputetëve fillon nga 1 milion euro, derisa ka edhe deputetë që zotërojnë pasuri deri në 700 milionë euro, sikur është Behxhet Pacolli, i AKR-së, i cili vlerësohet …
Më shumë...Në fokusin e pandemisë globale të coronavirusit, qyteti kinez i Wuhanit ka festuar publikisht Vitin e Ri
Në fokusin e pandemisë globale të coronavirusit, qyteti kinez i Wuhanit nuk ka humbur manifestimin publik të Vitit të Ri. Mijëra banorë të këtij qyteti e mirëpritën në rrugë vitin 2021. Një vit më parë, filloi një pandemi në këtë qytet me miliona banorë, që goditi rëndë gjithë botën. Autoritetet …
Më shumë...Bota rrezikon një “katastrofë morale” nëse vaksinimi kundër virusit korona shtyhet në Afrikë dhe në vendet e varfëra
Bota rrezikon një “katastrofë morale” nëse vaksinimi kundër COVID-19 shtyhet në Afrikë derisa rajonet më të pasura në botë të vaksinojnë tërë popullsitë e tyre, paralajmëroi drejtori i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong. Ai shpreson që fushatat e mëdha të vaksinimit në Afrikë do të …
Më shumë...Save the Children: Më shumë se 300,000 fëmijë afganë jetojnë në kushte të acarit dimëror pa veshje e ngrohje
Më shumë se 300,000 fëmijë afganë po përpiqen të mbijetojnë në kushte të akullta të dimrit pa veshje dhe ngrohje të përshtatshme dimërore, ka njoftuar organizata britanike humanitare Save the Children. Konflikti i vazhdueshëm atje ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka detyruar mijëra fëmijë të kërkojnë strehim në kampe, sipas …
Më shumë...FSK-ja në pranverë të këtij viti pritet t’iu bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse
FSK-ja në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse. Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës. Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama që ndër të tjera thotë se ushtria …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
