Daily Archives: 06/11/2019

Policët e Malishevës, dhurues të rregullt të gjakut

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të stacionit në Malishevës, po e vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut, për nevojat e spitaleve në vendin tonë. Edhe sot, zyrtarët policor, por edhe qytetarë të tjerë, i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut, aksion i cili është duke u mbajtur …

Më shumë...

Në Opterushë është përkujtuar 21- vjetori i rënies së dëshmorëve: Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga qyteti i Vushtrrisë

Nëntorit iu shtua edhe më lavdia, falë sakrificës dhe vetëmohimit të shumë e shumë dëshmorëve. Ndër ta sot është përkujtuar 21- vjetori i rënies së dëshmorëve: Xhelal Hajda- Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga qyteti i Vushtrrisë. Në vendin e …

Më shumë...

Ka filluar hapja e rrugës Ngucat-Javor

Ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugës që lidhë fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës, me fshatin Javor të Komunës së Suharekës, e gjatë 1680 metra. Punimet në hapjen e kësaj rruge, i kanë pa nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe shefi i Drejtorisë së Shërbimeve …

Më shumë...

Palmer: Serbia ta ndërpresë përpjekjen për delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën

Matthew Palmer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Serbia dhe Kosova t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe t’i hapin kështu udhën qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE. Beogradi duhet të ndërpresë përpjekjet për delegjitimimin e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës, kurse Prishtina të heqë taksën. Për SHBA-në pavarësia e Kosovës është …

Më shumë...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se rezultatet përfundimtare shpallen nesër nëse nuk ka ankesa

Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të pestat që mbahen me radhë në Kosovë dhe do të kushtojnë 5 milionë e 578 mijë e 712 euro

Nesër është data më optimale kur KQZ pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. Sipas tij KQZ do të veprojë në përputhje me ligjin, lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Elezi thotë se KQZ do të komunikojë me inistitucionet përkatesë për …

Më shumë...

Punëtorët e MKRS-së dhe MBPZhR-së protestojnë sërish, kundërshtojnë largimin e këtyre ministive nga objekti

Për të tretën ditë me radhë puntorët e MKRS-së dhe të Ministrisë se Bujqësisë protestojnë kundër zhvendosjes se ministive

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ata të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sot kanë protestuar para objektit të këtyre dy ministrive për të kundërshtuar vendimin për largimin e tyre dhe vendosjen e presidencës në këtë ndërtesë. Punëtorët e këtyre dy ministrive kanë nënshkruar edhe …

Më shumë...

Xhevat Bislimi” Do të vdiste si kryetar Shteti, i biri i botës

Xhevat Bislimi

(Për Isa Mustafën) Këto ditë kemi parë e dëgjuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po e kushtëzon Vetëvendosjes dhe krijimin e qeverisë së Republikës Shqiptare të Kosovës me “dëshirën” e tij për t’u bërë kryetar  shteti (ose siç u pëlqen të vetëquhen “president”)! E çuditshme dhe neveritëse për mendjet …

Më shumë...

Adem Breznica: Akademiku Rexhep Qosja ka të drejtë: LDK-ja përdori FARK-un për të ardhur në pushtet

Adem Breznica

“Udhëheqja e LDK-së e kishte krijuar FARK-un si gjoja ushtri të saj për të mos lejuar që UÇK-ja të marrë pushtetin” /R.Q/. Ndoshta edhe mund të jetë kështu, siç ka konstatuar akademiku ynë, Rexhep Qosja, në shkrimin e fundit “Dhunëtarët e Historisë”, ama Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës …

Më shumë...

Adil Fetahu: Përçarjet dramatike të Kishës Ortodokse

Adil Fetahu

Se Kisha Ortodokse është organizatë puro social-politike  shtetërore dhe pushtuese, “spiritus movens” e ideve rusomadhe, serbomadhe e grekomadhe, kjo është dëshmuar gjatë gjithë historisë së funksionimit dhe veprimit të saj. Ajo ka  frymëzuar, nxitë, bekuar, përkrahur e ndihmuar luftërat agresive e pushtuese dhe krimet kundër  popujve dhe vendeve tjera, për …

Më shumë...

Haradinaj: Toni, Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri ranë në shërbim të atdheut dhe kombit

Ramush Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi sot dëshmorët Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi të cilët ranë heroikisht më 6 nëntor 1998, gjatë betejës me forcat okupatore serbe në Opterushë të Rahovecit. Haradinaj tha se përulemi me nderimet më të larta para veprës sublime të Tonit dhe Micit, si dhe bashkëluftëtarëve …

Më shumë...

OAK shpreh shqetësim për rritjen e tarifave nga bankat komerciale

OAK

Kamata prej 5% për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomatave dhe numrit të degëve të bankave, provizionet e posave dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave cash në ATM ishin disa nga çështjet që u …

Më shumë...

Bahri Bivolaku: Kah po shkon politika në Kosovë?

Bahri Bivolaku

Po kërkohet rrugë tjetër politike, pasi perëndimorja(ekzistuesja) qenka e gabuar. Po cila mund të jetë rruga tjetër? Ca nga politika, por dhe ca opinionistë karshi zhvillimeve më të reja për dhe rreth Kosovës, po kërkojnë revolucion apo përmbysje e për t’i dhënë fund një politike me të cilën po ecën …

Më shumë...

Kosova po përballet me mungesë të kardiokirurgëve për fëmijë, qytetarët të detyruar t’i operojnë fëmijët jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

Kosova edhe më tej nuk ka asnjë kardiokirurg, ndonëse ka shumë fëmijë të cilët kanë nevojë për intervenime në zemër. Në mungesë të këtyre këta fëmijë po detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit. Në institucionet publike shëndetësore në Kosovë nuk është asnjë mjek i aftë të kryejë intervenime në zemër …

Më shumë...

Albulena Haxhiu thotë se 32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Albulena Haxhiu thotë se 32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka arritur të fitojë 32 deputetë nga zgjedhjet e 6 tetorit. “32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen …

Më shumë...

Pritet që KQZ të procedojë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit

KQZ

Sot janë bërë një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe pikërisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit pas numërimit të të gjitha votave. Mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimi i fletëvotimeve nga …

Më shumë...