Daily Archives: 03/10/2022

Nën-kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Vlora Çitaku

Nën-kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ajo ka shkruar se  janë të trishtuara,  kërcënuese, fyese, poshtëruese, shkrimet e  drejtuara kundër Jasharajt, madje edhe  kundër të gjithë arsimtarëve tanë. Sipas zonjës Çitaku ofendimet drejtuar Jasharajt janë një fushatë e …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po diskuton për rendin e ditës të seancës së ardhshme parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po diskuton për rendin e ditës të seancës së ardhshme parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës po diskuton  për rendin e ditës të seancës së ardhshme parlamentare.  Një nga pikat e propozuara është   edhe  interpelanca për ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati. Nëse miratohet propozimi,  ai duhet t’i përgjigjet Kuvendit për cenimin e të drejtave të punëtorëve në administratën …

Më shumë...

SPAK-u firmosi tri letër-porosi të tjera të avokatit Idajet Beqiri për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi

SPAK-u

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka firmosur tri letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve, një muaj pas dorëzimit të padisë së avokatit Idajet Beqiri për kreun e Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes …

Më shumë...

Hysni Gashi:GREVA NE ARSIM NUK KA FITUES POR HUMBËS

Hysni Gashi

Arsimi dhe mësimdhënsit janë shtylla e shtetit dhe e kombit. Ndonsë greva ne arsim ishte e paralajmruar me kohë me kërkesë 100 euro derisa të ishte zgjidh ligji i pagave të mësimdhënësve dhe me pastaj edhe kishte ndodh greva për një muaj. Mirëpo të gjithë jemi dëshmitarë ndodhi siç ndodhi …

Më shumë...

Flet Prof. Zija Vukaj: Rruga plot lavdi e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Shkodër

Flet Prof. Zija Vukaj: Rruga plot lavdi e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Shkodër

Festivali i Këngës për Fëmijë që zhvillohet për dekada të tëra në Shkodër qytetin e dijes dhe kulturës. Ky Festival me jetëgjatësi të madhe ka tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve të artit. Prej këtij Festivali kanë dalë shumë prej këngëtarëve që sot janë me emër Brenda dhe jashtë atdheut. Ja …

Më shumë...

Isuf Bytyçi: Arti i të dashuruarit

Isuf bytyqi

 „Ai që s’di asgjë, nuk dashuron asgjë. Ai që s’mund të bëjë asgjë, nuk kupton asgjë.                                                                      …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti përmes sulmeve të shumta, bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor të fyer e të lënduar

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur lidhur me fillimin e mësimit më 3 tetor, pas pezullimit të grevës njëmujore nga SBAShK-u. Ai ka thënë se është i lumtur që nxënësit  po kthehen sot në bankat e shkollës, por shprehet  i shqetësuar për qasjen që ka pasur qeveria ndaj grevës …

Më shumë...

SBASHK-u ka deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë, të cilët do të shkonin në shkollë …

Më shumë...

Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me rënie drastike të nxënësve në shkollat fillore me 14.279 nxënës më pak

Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me rënie drastike të nxënësve në shkollat fillore me 14.279 nxënës më pak

Shqipëria e Kosova e kryesojnë listën e shteteve me  rënie drastike të numrit të nxënësve në shkollat fillore me 14 mijë e 279 nxënës më pak, ndërsa 4 shtetet e rajonit, Bosnja, Serbia, Maqedonia e Mal të zi kanë, të gjitha tok kanë   7 mijë e 886 nxënës më pak …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar dokumentet e gjobës për ‘Syrin e Tiranës’ në qendër të kryeqytetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar dokumentet e gjobës për ‘Syrin e Tiranës’ në qendër të kryeqytetit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka publikuar dokumentet e gjobës për ‘Syrin e Tiranës’ në qendër të kryeqytetit, që e kishte paralajmëruar, më herët. Ai insiston në datën e vendosjes së gjobës nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ndërsa thotë se gjoba ka rënë në duart e një gjykatësi …

Më shumë...

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore mbështesin kërkesën e Ukrainës të bëhet anëtare e NATO-s

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore mbështesin Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s. Këtë shtete  i kanë bërë  thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse. Deklarata e lëshuar më 2 tetor u nënshkrua nga liderët e Republikës Çeke, …

Më shumë...

Nëndetësja ruse me energji bërthamore, e quajtur Belgorod, po lëviz nga ujërat Arktikut në drejtim të panjohur

Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në ujërat e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “La Repubblica”.  …

Më shumë...

Fatmir Graiçevci: Aversioni i kryeministrit Kurti ndaj ithtarëve të “Ballkanit të Hapur” dhe simpatia për Veton Surroin e jugonostalgjikët !

Fatmir Graiçevci

Janë interesante disa qëndrime të kundërta por që bashkëjetojnë te një person, në rastin tonë, te kryeministri, Albin Kurti! Nuk është fjala për qëndrimet dhe deklaratat e bëra gjatë fushatës për mbledhje të votave me qëllim të arritjes te maja e pushtetit, të cilat më vonë, i shkeli e i …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti në takim Njomza Eminin dhe Daut Tishukun

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti në takim Njomza Eminin dhe Daut Tishukun

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO , gjeneralmajori Ferenc KAJÁRI, priti sot presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK), znj. Njomza EMINI dhe zëvendëspresidentin z. Daut TISHUKI në Shtabin e KFOR-it (Camp Film City) për urime  lidhur me anëtarësimin e KPK-së në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe për …

Më shumë...

Socialistët e demokratët që mbështesin Amerikën, në Kuvendin e Shqipërisë, filluan sesionin e ri parlamentar

Socialistët e demokratët që mbështesin Amerikën, sot në Kuvendin e Shqipërisë, filluan sesionin e ri parlamentar

 Qëndrimi i përbashkët i deputetëve socialistë e demokratë rreth  motos, “Armiku i armikut tim është miku im”, dhe armiku politik i përbashkët është Ilir  Meta dhe Sali Berisha, sot i  bëri bashkë  të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore …

Më shumë...

Hykmete Bajrami, kërkon nga kryeministri Kurti, t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut, të cilët i ka fyer e përçmuar

Deputjetja e LDK-së

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti që t’u kërkojë falje punëtorëve të krahut, pas deklaratës së tij në konferencë, pasi ai ka thënë: kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu …

Më shumë...