Daily Archives: 01/06/2022

Filluan “Ditët e Kulturës” në Komuna e Ferizajt

Ka nisur sot në Ferizaj,  manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, një eveniment i kulturës i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore. Hapja solemne u bë në sheshin e qytetit me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare …

Më shumë...

Mbahet punëtori me temë “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”

Organizuar nga Drejtoria Komunale e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur punëtori “Zhvillimi Ekonomik i Ferizajt 2024-2030”. Hapjen zyrtare te kësaj punëtori e ka bërë numri një i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, i cili ka falënderuar të gjithë akterët të …

Më shumë...

Me një manifestim të pasur me program artistik u shënua 1 Qershori-Dita ndërkombëtare e Fëmijëve

Me program të larmishëm artistik e muzikor, është mbajtur manifestimi qendror në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 Qershori. Performanca e grupeve  të fëmijëve nga çerdhja e fëmijëve në Viti, si edhe nga nxënës të shkollave të kësaj komune, kanë mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram …

Më shumë...

Aktiviteti për informimin e drejtpërdrejt të qytetarëve për procedurat e aplikimit dhe përfitimet nga procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje po vazhdon në Komunën e Vitisë

Me  qëllim të informimit të qytetarëve vitias lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje sot dhe në ditët në vijim në qytetin e Vitisë, në disa pika të ndryshme janë vendosur materialet informuese rreth këtij procesi. Këto pika nga afër i ka vizituar kryetari i komunës së Vitisë, …

Më shumë...

Deçani feston 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin. Kryetari Ramosaj tha me këtë rast se, kënaqësia më e madhe është të shoh buzëqeshjet në fytyrën e tyre engjëllore, tek sa festonin ditën më të bukur të tyre! Uroj …

Më shumë...

Karta për Komuna të gjelbërta dhe të qëndrueshme

Edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruan marrëveshjen për komunë: – më të pastër, më të zhvilluar dhe më e qëndrueshme; – më tërheqëse për të jetuar, punuar dhe investuar; – që kujdeset për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Më shumë...

Malisheva shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në  shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin të organizuar nga  çerdhja ”Zërat e Ëmbël”. Kastrati në këtë ngjarje kushtuar më të vegjëlve ndër …

Më shumë...

Në Bellanicë fillojnë punimet për 600 metra kanalizim dhe ujëra atmosferike

Drejtori për Urbanizëm në komunën e Malishevës Avdi Morina, me zyrtarë të drejtorisë dhe udhëheqje të fshatit Bellanicë panë nga afër fillimin e punimeve të investimeve komunale të projektit për kanalizim dhe ujëra atmosferik në gjatësi prej 600 metrash. Morina tha se, ” Bellanica tashmë po kompletohet me infrastrukturën e …

Më shumë...

”Dashuri në fund të detit” – shfaqet për më të vegjlit e Malishevës

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve – 1 Qershori në Malishevë shënohet me një sërë aktivitetesh, ku do veçuar, shfaqjen ”Dashuri në fund të detit” e cila u luajt nga aktorët e  Teatrit ”Dodona”, Prishtinë. Kjo shfaqje u dha në shtëpinë e kulturës ”Tahir Sinani”, organizator ishte, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe …

Më shumë...

Shënohet dita e Shkollës Fillore të Mesme të ulët ” Xheve Krasniqi- Lladroci” në fshatin Drenoc

E para e arsimit në Komunën e Malishevës,  drejtoresha Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë mori pjesë në shënimin e ditës së  Shkollës Fillore të Mesme të ulët ” Xheve Krasniqi- Lladroci” në fshatin Drenoc. Ajo theksoi: ”Dita e shkollës tuaj më rikthen në historinë e kaluar, kjo kur sot unë flas …

Më shumë...

MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

AKP

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Bordi shqyrtoi raportin mujor të  menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për …

Më shumë...

PDK: Ministrja, Donika Shvarc dhe ministri, Fikrim Damka keqpërdorën rreth 1.1 milionë euro

PDK: Ministrja, Donika Shvarc dhe ministri, Fikrim Damka keqpërdorën rreth 1.1 milionë euro

 Deputetja,  Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot  keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, …

Më shumë...

Malisheva shënon  1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare  të Fëmijëve

Malisheva shënon  1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare  të Fëmijëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga drejtoresha e drejtorisë për Arsim dhe Edukim, znj Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë, morën pjesë në  shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve- 1 Qershorin të organizuar nga  qerdhja ” Zërat e Ëmbël”. Kastrati në këtë ngjarje përkushtuar më të …

Më shumë...

Edi Rama: Nuk besoj se ka shtet në botë që do e lejonte kryetarin e vet të gjykohej për krime lufte në një mënyrë të tillë

Edi Rama

Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama,  duke folur për gjykimin që po i bëhet në Hagë, Hashim Thaçit e të tjerëve, ka deklaruar  se i gjithë procesi gjyqësor kundrejt tij  është një absurd i madh, por ajo çfarë e habit më së shumti është fakti se Shteti i Kosovës e ka …

Më shumë...

Xho Bajden: Nuk po kërkoj një luftë ndërmjet NATO-s e Rusisë, as rrëzimin e Putinit, por forcimin ushtarak të Ukrainës

Kryetari amerikan Joe Biden, në një koment të tij me titull, “Çfarë do të bëjë dhe s’do të bëjë Amerika në Ukrainë”, ka cituar vërejtjet e kryetarit të  Ukrainës, Vladimir Zelensky, se lufta “do të marrë fund përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, duke thënë se Uashingtoni ka dërguar armë për ta …

Më shumë...

Zelensky pranoi propozimin e kryetarit turk, Erdogan, për të organizuar një takim me kryetarin rus, Vladimir Putin

Zelensky

Kryetari Ukrainës, Vladimir  Zelensky pranoi propozimin e kryetarit  turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Kështu ka raportuar edicioni ukrainas i gazetës “Vesti”, duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Sergej Nikiforov,  i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende …

Më shumë...