leoni

Partia Fidesz në krye me hungarezin anti evropian, Viktor Orban janë fituesit të zgjedhjeve në Hungari

Partia Fidesz në krye me hungarezin anti evropian, Viktor Orban janë fituesit të zgjedhjeve në Hungari

Partia Fidesz në krye me hungarezin anti evropian Viktor Orban janë fituesit e padiskutueshëm të zgjedhjeve në Hungari, ku rezultatet e para e vendosin në krye me thuajse gjysmën e 93% të votave të numëruara deri tani. Orban do ta udhëheq vendim me mandatin e tretë radhazi, ndërsa partia e tij nacionaliste duket se ka për ta ruajtur shumicës e saj të 2/3-ve në Kuvend Në fjalën drejtuar simpatizantëve mbrëmjen e së dielës, euroskeptiku u shpreh se fitorja i dha hungarezëve mundësinë që të mbrojnë veten dhe të mbrojnë vendin. Liderët e partive të renditura në vend të dytë e të tretë, Jobbik e Partia Socialiste dhanë dorëheqjen, duke marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Qëllimi i Jobbik-ut për të fituar zgjedhjet dhe për të sjellë një ndryshim të qeverisë nuk u arrit. Fidesz-i fitoi edhe këtë radhë, u shpreh kryetari i Jobbik-ut, Gabor Vona. Ndërsa kreu i Partisë Socialiste, Gyula Molnar njoftoi tërheqjen e tij, duke thënë se e kërkojnë tek vetja përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe shtoi se e pranojnë vendimin e votuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …