PD-ja i bën thirrje SPAK-ut të nisë me hetimet për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas investimit gjigant në Tiranë

PD-ja i bën thirrje SPAK-ut të nisë me hetimet për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas investimit gjigant në Tiranë

Pasi kallëzimit për projektin ‘Mali i Tiranës’, që pritet të ndërtohet pas Teatrit të Oparas dhe Baletit, Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që të nisë me hetimet për të nxjerrë të vërtetën se kush qëndron pas këtij investimi gjigand, por edhe për kullat e tjera në Tiranë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina tha se nuk është rastësi që kompania ‘Nova Construction’ që po ndërton kullën ‘Mali i Tiranës, ka marrë edhe disa projekte të tjera të rëndësishme në kryeqytet. “Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB). Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar. Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet. Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigant, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit”, tha Karabina.

Kontrolloni gjithashtu

Netanyahu: Nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës pa u shfarosur Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se nuk mund të ketë armëpushim të përhershëm …