PDK dhe LDK kanë thënë se çështja e dinari nuk është dashur të jetë temë në Bruksel

Zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë thënë se çështja e dinari nuk është dashur të jetë temë në Bruksel. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka vlerësuar se nga dialogimi në Bruksel për këtë çështje, Kosova rrezikon që ta bëjë valutë zyrtare dinarin. “Është tërësisht i gabueshëm prej anës së qeverisë në formën se si i janë qasur kësaj problematike duke u përpjekur që me e përdor politikisht për qëllime populiste elektorale, ndërsa po shkojnë drejt legalizimit të dinarit në komunat me shumicë serbe që do të jetë një problem” ka theksuar deputeti, Bekim Haxhiu. Edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se çështja e dinarit nuk është dashtë me hyrë në kuadër të dialogut dhe nuk është dashtë me qenë takimi në Bruksel sepse është çështje e brendshme në institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …