Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

PDK e gatshme për dialog, por s’ka ftesë formale nga LDK për qeverinë tranzitore

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj nuk ka marrë asnjë ftesë formale nga Lidhja Demokratike e Kosovës për një takim lidhur me propozimin për krijimin e një qeverie nacionale të tranzicionit. Çitaku sqaroi se ndonëse ekziston një deklaratë publike nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është dërguar asnjë ftesë zyrtare për takim, e as ndonjë propozim konkret për datë apo vend. Ne s’kemi marrë ftesë nga z. Abdixhiku. Është vetëm një deklaratë publike, nuk është ftuar ndonjë takim. Jo, nuk ka pasur asnjë ftesë formale, nuk ka pasur propozim, as për datë, as për vend, tha ajo. Çitaku theksoi se PDK mbetet e hapur për bashkëbisedim dhe është e gatshme të takohet me çdo subjekt politik që shpreh vullnetin për dialog. “Ne jemi të gatshëm, e kemi thënë edhe atëherë që të takohemi u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …