Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës

PDK-ja asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media, pranon se është e gatshme të angazhohet me subjektet politike për të shmangur krizën politike, por në asnjë mënyrë nuk lejon të cenohet karakteri kushtetues dhe demokratik i institucioneve të Kosovës. Tutje thuhet se “Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë”. Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …