Policisa

Për afër 24 vite, 2 mijë e 200 pjesëtar e kanë braktisur Policinë e Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka njoftuar se rreth 100 pjesëtar, çdo vit largohen nga ky institucione me rëndësi jetike për funksionimin e shtetit. Ai ka thënë për Ekonomia Online se arsye kryesore e braktisjes së Policisë së Kosovës nga pjesëtarët e saj janë pagat e vogla që nuk ofrojnë mundësi për jetë të dinjitetshme, mandej mungesa e sigurimit shëndetësor, kushtet jo të mira të punës, por edhe shkaqe tjera. “Dorëheqjet vullnetare janë shqetësim për Policinë e Kosovës, sepse janë në rritje. Nga themelimi i Policisë së Kosovës ( 1999 ) e deri më tani kemi mbi 2 mijë e 200 dorëheqje vullnetare. Konsideroj se kjo është një dukuri jashtëzakonisht e dëmshme që e dëmton institucionin e sigurisë, por edhe shtetin për shkak se për të gjithë ata shteti ka investuar. Domethënë janë bërë harxhime jashtëzakonisht të mëdha. Qeveria ta kthejë vëmendjen kah institucioni i sigurisë, për shkak se jemi institucioni më kredibil dhe ndër institucionet më të rëndësishme në vend” ka deklaruar mes tjerash, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …