Përfaqësuesit e federatave shprehen pa kënaqësinë e tyre në lidhje me mënyrën e raportimit të donacioneve

Përfaqësuesit e federatave shprehen pa kënaqësinë e tyre në lidhje me mënyrën e raportimit të donacioneve

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknlogji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti dëgjim publik, me përfaqësues të federatave të ndryshëm dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me Projektligjin për Sponzorizim dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Kryetari i komisionit shprehi pa kënaqeshinë e tij për numrin e ulët të të pranishmëve nga federatat e ndryshme në dëgjim publik. Përfaqësuesit e ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit, informuan komisionin se gjatë draftimit të këtij projekltigji kanë qenë të pranishëm më shumë përfaqësues nga federatat. Gjithashtu shprehen pakënaqësinë në vlerën e përcaktuar prej 10% dhe kërkuan që të rritet ne 30%, sepse ajo e përcakton edhe drejtimin e organizatave përfituese. Ndërkaq përfaqësuesit e federatave shprehen pakënaqësinë e tyre në lidhje me mënyrën e raportimit të donacioneve, si dhe të klubeve sportive të paregjistruara në federatat përkatëse. Në fund, Hasani kërkoi që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet të dërgohen me shkrim në komision për shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …