Përmes skenarëve taktikë, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave sfiduese, në terren

Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 1”. Sipas FSK-së, ky ushtrim ka pasur për qëllim vlerësimin dhe testimin e aftësive, me synimin që të sigurohet gatishmëria e lartë për përmbushjen e detyrave të planifikuara dhe arritjen e objektivave për vitin 2025. “Përmes skenarëve të ndryshëm taktikë, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave sfiduese, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Niko Peleshi: Vendimi i Hagës i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën kombëtare shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, e ka cilësuar si të dhimbshëm vendimin e …